Përmirësimi i qasjes në informacion
Përmirësimi i qasjes në informacion dhe materiale për personat e zhdukur për të gjitha palët e interesuara dhe Të mbajë përgjegjës Qeverinë në përmbushjen e detyrimeve të saj për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur.
Të bashkojë komunitetet
Të shërbejë si një vendtakim neutral dhe vend i ndarjes së informacionit për familjet e personave të zhdukur nga të gjitha prejardhjet etnike në Kosovë;
Ngritja e vetëdijes dhe kuptimit
Ngritja e vetëdijes dhe kuptimit të publikut të gjerë për personat e zhdukur në Kosovë;
Për ne
OJQ-ja “Qendra Burimore për Personat e Zhdukur” është një organizatë unike në Kosovë që bashkon familjet e personave të zhdukur nga të gjitha prejardhjet etnike, duke inkurajuar bashkëpunimin ndërmjet tyre me qëllim të shkëmbimit të njohurive për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në Kosovë. Misioni kryesor i “Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur” është të shërbejë si një kujtesë e vazhdueshme për qeverinë në përmbushjen e detyrimeve të tyre në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur në Kosovë. Qendra Burimore për Personat e Zhdukur u themelua në Mars 2017 nga përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur shqiptarë dhe serbë të Kosovës dhe u financua nga UNMIK për 18 muajt e parë. Sot, Qendra Burimore për Personat e Zhdukur ka Ambasadën Britanike, Ambasadën e SHBA, Ambasadën Zvicerane si partnerë kryesorë të mbështetjes strategjike dhe punon në bashkëpunim me Zyrën e Presidentit të Kosovës, Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur, Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut - OHCHR / Seksioni i UNMIK-ut për të Drejtat e Njeriut, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim - UNDP Kosovë, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur - ICMP Kosovë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq - ICRC Kosovë, Kosova Alumni i Shteteve të Bashkuara - KUSA Kosovë, OJQ Integra, OJQ Qendra për Paqe dhe Tolerancë, OJQ Qendra për të Drejtën Humanitare, forumiZFD dhe OJQ Perspektiva e Re.
Fakte dhe shifra
0
persona te zhdukur
0
vite
“Qendra Burimore e Personave të Zhdukur mbetet e përkushtuar për të ndriçuar fatin e personave të zhdukur dhe do të përdorë çdo mundësi të disponueshme në Kosovë dhe ndërkombëtarisht për të ngritur zërin e saj derisa të gjendet personi i fundit.”
Bajram Qerkinaj dhe Milorad Trifunovic, bashkëthemelues të MPRC
Lajme
Storiet
“Kishte shumë raste kur familjet mblidheshin për të pritur trupat e të afërmve të tyre, serbëve dhe shqiptarëve së bashku. Është e vështirë të shohësh nënat që kanë humbur fëmijët e tyre duke pritur. Nëna ime ka ndërruar jetë, por nuk mund ta harroj kurrë atë që më tha para se të vdiste, “Mos hajde tek unë në botën tjetër pa pasur ndonjë lajm për vëllaun tënd”
Milorad Trifunoviq
Përfaqësues i familjeve serbe të personave të zhdukur