Për ne

Rreth Nesh

OJQ-ja “Qendra Burimore për Personat e Zhdukur” është një organizatë unike në Kosovë që bashkon familjet e personave të zhdukur nga të gjitha prejardhjet etnike, duke inkurajuar bashkëpunimin ndërmjet tyre me qëllim të shkëmbimit të njohurive për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në Kosovë. Misioni kryesor i "Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur" është të shërbejë si një kujtesë e vazhdueshme për qeverinë në përmbushjen e detyrimeve të tyre në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur në Kosovë.

Qendra Burimore për Personat e Zhdukur u themelua në Mars 2017 nga përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur shqiptarë dhe serbë të Kosovës dhe u financua nga UNMIK për 18 muajt e parë. Sot, Qendra Burimore për Personat e Zhdukur ka Ambasadën Britanike, Ambasadën e SHBA, Ambasadën Zvicerane si partnerë kryesorë të mbështetjes strategjike dhe punon në bashkëpunim me Zyrën e Presidentit të Kosovës, Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur, Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut - OHCHR / Seksioni i UNMIK-ut për të Drejtat e Njeriut, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim - UNDP Kosovë, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur - ICMP Kosovë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq - ICRC Kosovë, Kosova Alumni i Shteteve të Bashkuara - KUSA Kosovë, OJQ Integra, OJQ Qendra për Paqe dhe Tolerancë, OJQ Qendra për të Drejtën Humanitare, forumiZFD dhe OJQ Perspektiva e Re.

Objektivat

Të shërbejë si një vendtakim neutral dhe vend i ndarjes së informacionit për familjet e personave të zhdukur nga të gjitha prejardhjet etnike në Kosovë;
Përmirësimi i qasjes në informacion dhe materiale për personat e zhdukur për të gjitha palët e interesuara;
Ngritja e vetëdijes dhe kuptimit të publikut të gjerë për personat e zhdukur në Kosovë;
Të mbajë përgjegjës Qeverinë në përmbushjen e detyrimeve të saj për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur.

Stafi

Bajram Qerkinaj
Drejtor Ekzekutiv
Nataša Božilović
Menaxhere e Programit
Mërgim Memoviq
Zyrtar i programit

Partnerët kryesorë strategjikë dhe mbështetës