Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZH) vazhdon me aktivitete për shënimin e 30 Gushtit 2021 Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjeve me Forcë

Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZH) vazhdon me aktivitete për shënimin e 30 Gushtit 2021 Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjeve me Forcë

Ngjarja kryesore u mbajt, më 25 Gusht, ku forumi ” NEVOJA PËR DE-POLITIZIM TË ÇËSHTJES SË PERSONAVE TË ZHDUKUR! ” bashkoi përfaqësues nga të gjitha institucionet relevante të cilat mirren me çështjen e personave të zhdukur dhe familjarët e personave të zhdukur, për të diskutuar çështjen më të ndjeshme në lidhje me procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur në Kosovë.

Konkluzionet e dala nga forumi:
• Familjarët potencuan se e vërteta është esenciale për ta, edhe pse dhimbja nuk mund të largohet, e as të restaurohet.
• Çështja e personave të zhdukur është çështje humanitare mirëpo në mënyrë të pashmangshme zgjidhet me politikë.
• Çështja e personave të zhdukur dhe zbardhja e fatit të tyre, eshte çështje ligjore sepse të pagjeturit janë marrë me forcë, dhe është obligim ligjor i institucioneve relevante të zbardhet fati i tyre, pa dallim etnije.
• Është bërë progres në punën drejt zbardhjes së fatit të të pagjeturve dhe ka shumë lokacione në të cilat është gërmuar, 73% e mbetjeve mortore të personave të zhdukur janë gjetur që nga fillimi i procesit.
• Politika ditore pengon në çështjen e të pagjeturve, duke prolonguar proceset e nevojshme për zgjidhjen e këtij problemi.
• Bashkëpunimi rajonal do t’i sjellë përgjigjet dhe do të mundësojë shkëmbimin e informatave lidhur me procesin e personave të zhdukur.