Qendra Burimore për Persona të Zhdukur së bashku me anëtarët e shoqatës së familjarëve të personave të zhdukur “Kosovski stradalnici” nga Beogradi, shënuan 30 Gushtin, Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur së bashku me anëtarët e shoqatës së familjarëve të personave të zhdukur “Kosovski stradalnici” nga Beogradi, shënuan 30 Gushtin, Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. Familjarët e personave të zhdukur nga të gjitha prejardhjet etnike, që jetojnë në Serbi dhe Kosovë për këtë rast vënë lule së bashku në memorialin kushtuar personave të zhdukur, i cili gjendet në Prishtinë, afër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Pas vendosjes së luleve, përfaqësuesit e familjarëve të personave të zhdukur u drejtuan mediave me mesazh të përbashkët dhe bënë apel që autoritetet përkatëse të intensifikojnë punën e tyre për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, pavarësisht nga kombësia ose feja e tyre.