Përveç diskutimit mbi çështjen e personave të zhdukur dhe familjarëve të të pagjeturve nga të gjitha prejardhjet etnike, u bë dorëzimi i donacionit të një aparati profesional dhe pajisjeve shoqëruese.
Këto mjete do të ndihmojnë në përforcimin e punës për çështjen e të zhdukurve dhe do të mundësojnë regjistrim dhe dokumentim adekuat të ngjarjeve dhe aktiviteteve të QBPZH.





