Rrëfimi #1
“Tash i mungon krejt shputa”
(Intervistë me Fetije Mirena)
Mbrëmjen e 21 prillit 1999 në Fushë-Kosovë zbarkon nga treni një grup paramilitarësh të ardhur nga Serbia. Të veshur zi, të armatosur dhe të maskuar, u hyjnë shtëpive në të cilat jetojnë pjesëtarë të ndryshëm nga familja e gjerë Mirena, nga të cilat tubojnë jo më pak se gjashtëmbëdhjetë burra – vëllezër, djem axhallarësh dhe bijë të tyre.
Gratë e mbetura me fëmijë terrorizohen fill mandej nga vetë fqinjët e tyre serbë, në mënyrë që të detyrohen ta lëshojnë vendin. Shtëpitë plaçkiten dhe më vonë digjen. E mbetur me katër fëmijë, Fetije Mirena, e shoqja e Nezirit të rrëmbyer atë ditë, rrëfen vuajtjet e saj të shumta gjatë dhe pas luftës, raporton KOHA.
Në vitin 2006 gjenden në Serbi mbetjet trupore të Nezirit dhe të të gjithë burrave të rrëmbyer me të. As varrosja e eshtrave nuk ia vë kapakun tragjedisë familjare.
Këto tregime janë pjesë e "Të jetosh me kujtime të të zhdukurve: Libër kujtese me histori të anëtarëve të familjes së të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë", implementuar nga programi forumZFD në Kosovë dhe Integra, në bashkëpunim me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur, me mbështetje e Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Rockefeller Brothers dhe Ambasadës Zvicerane në Kosovë)