Storiet Kushtuar çështjes së personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë

Rrëfimi #2

“Jeta m’u bë ferr i vërtetë”
(Intervistë me Ollga Stojanoviq)
Marko Stojanoviq ishte drejtor i një shkolle fillore në Ferizaj në kohën e bombardimeve të NATO-s. I bindur se lufta shpejt do të kryhej dhe se kolektivi do t’i kthehej mësimdhënies së ndërprerë, mendonte se nuk kishte nevojë t’ua shpërndante punonjësve dokumentet e punës. Me përfundimin e bombardimeve dhe të luftës, në atë shkollë vendosen shqiptarët, kurse shumë serbë të qytetit zhvendosen nëpër fshatrat e Shtërpcës. Aty organizojnë mësimdhënien për bashkësinë e rritur serbe të zonës. I shoqëruar nga pjesëtarët e KFOR-it polak, Markoja një ditë shtatori të vitit 1999 shkon në shkollën e vet të mëparshme në Ferizaj, në mënyrë që nga kolegët shqiptarë ta kërkojë dokumentacionin e mbetur të mësimdhënies në gjuhën serbe.
E shoqja, Olga, është plot me dyshime lidhur me zhdukjen e tij. Nuk u zë besë fare përpjekjeve të KFOR-it për ta ndihmuar, madje beson se koloneli amerikan është disi i përfshirë në kidnapimin e Markos.
Këto tregime janë pjesë e "Të jetosh me kujtime të të zhdukurve: Libër kujtese me histori të anëtarëve të familjes së të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë", implementuar nga programi forumZFD në Kosovë dhe Integra, në bashkëpunim me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur, me mbështetje e Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Rockefeller Brothers dhe Ambasadës Zvicerane në Kosovë)