Rrëfimi #4

“Gjetëm copa eshtnash të mëdha sa gishti”
(Intervistë me Maliq Kryeziu)
Familja e Maliq Kryeziut detyrohet ta lëshojë shtëpinë kur forcat ushtarake serbe vijnë dhe e sulmojnë fshatin me mbi tridhjetë tanke. Sfiliten duke ikur sa te miqtë, sa bashkë me ta, për t’u tubuar në fshatin Kralan me së paku dhjetë mijë të zhvendosur nga zonat e Kijevës, Klinës e Drenicës. Aty i ndajnë disa nga meshkujt e rritur dhe i përgjakin me tortura.
Dy ditë mbetën të uritur jashtë edhe gjatë të ftohtit të natës. Ndonëse serbët ua marrin paratë dhe stolitë e arta si shpagim për t’i lëshuar drejt Shqipërisë, nuk e përmbushin gjithë premtimin. Përzgjedhin rreth tetëdhjetë meshkuj, ndër të cilët Mentorin, djalin 18-vjeçar të Maliqit, që nuk i lëshojnë drejt Shqipërisë, por i çojnë drejt asaj që sot njihet si Masakra e Kralanit.
Familja Kryeziu kthehet pas luftës nga Shqipëria për ta gjetur jo veç shtëpinë të djegur nga serbët. Në gjurmim të të birit, në Kralan gjejnë të djegura edhe mbetje trupore njerëzish.

Këto tregime janë pjesë e "Të jetosh me kujtime të të zhdukurve: Libër kujtese me histori të anëtarëve të familjes së të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë", implementuar nga programi forumZFD në Kosovë dhe Integra, në bashkëpunim me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur, me mbështetje e Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Rockefeller Brothers dhe Ambasadës Zvicerane në Kosovë)