Rrëfimi #10

“Kam qef me dalë n’mal e me britë “Reshaaat”!”
(Intervistë me Fatime Qerkini)
Reshati, djali më i vogël i familjes Qerkini nga Mitrovica, kur intensifikohen terroret e pushtetit serb më 1998 nëpër zonën e Drenicës, përfshihet në mbrojtje të vendit dhe fillon të mungojë shpesh nga shtëpia, duke u kthyer ndonjëherë shkurt dhe kryesisht në orë të vona të natës sa për të marrë rroba të reja. Veprimtaritë dhe vendndodhjet e Reshatit mbeten të mistershme për nënën e tij, Fatimen, e cila kujton vendosmërinë e të birit që e merrte si përgjigje për mungesat nga shtëpia: “Ku t’jonë krejt, edhe unë kom me konë. E ku t’desin tjerët, edhe unë kom me dekë. Se unë me nejtë e rinia m’u mytë, nuk ban”.
Këto tregime janë pjesë e "Të jetosh me kujtime të të zhdukurve: Libër kujtese me histori të anëtarëve të familjes së të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë", implementuar nga programi forumZFD në Kosovë dhe Integra, në bashkëpunim me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur, me mbështetje e Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Rockefeller Brothers dhe Ambasadës Zvicerane në Kosovë)