Rrëfimi #8
“Kurrë nuk ndezim qiri për babanë si për të vdekur”
(Intervistë me Jasmina Zhivkoviq)
Paun Zhivkoviq në qershor të vitit 1999 tërheq familjen e tij nga Ferizaji në zonën e Shtërpcës, ku serbët ndihen më të sigurt duke qenë më homogjenë. Familja i lë lamtumirën gjithë jetës dhe punës së deriatëhershme në këtë qytet, duke braktisur shtëpinë me të gjitha posedimet.
Me organizimin e vitit të ri shkollor atë shtator në vendngulimin e ri, lypsen dosjet dhe i gjithë dokumentacioni prej shkollave që shumë nga serbët deri para pak muajsh i kishin vijuar në Ferizaj. Gjashtë nga drejtorët dhe mësimdhënësit kërkojnë nga KFOR-i polak t’u sigurojë shoqërim për t’i marrë dokumentacionet nga shkollat që kishin braktisur në Ferizaj. Në mesin e tyre, zoti Paun Zhivkoviq, drejtor i shkollës së mesme teknike, njëri nga dy drejtorët që atë ditë shkuan në Ferizaj, por nuk u kthyen më kurrë.
E bija, Jasmina, thotë se familjarët, edhe pse të vetëdijshëm se ka njëzet vjet që nuk dinë gjë për të, edhe pse në EULEX e UNMIK u thonë që asnjëri prej serbëve të rrëmbyer nuk ka shpëtuar i gjallë, megjithatë nuk e pandehin babanë për të vdekur, duke e çuar jetën me një lloj ndjenje të çuditshme, gjithmonë të pranishme, por vështirë të përshkrueshme..

Këto tregime janë pjesë e "Të jetosh me kujtime të të zhdukurve: Libër kujtese me histori të anëtarëve të familjes së të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë", implementuar nga programi forumZFD në Kosovë dhe Integra, në bashkëpunim me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur, me mbështetje e Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Rockefeller Brothers dhe Ambasadës Zvicerane në Kosovë)