Storiet Kushtuar çështjes së personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë

Rrëfimi #9

“Qe nizet vjet as n’tokë as n’qiell”
(Intervistë me Halil dhe Zyle Ujkani, dhe tashmë të ndjerin Sadri Ujkani)
Halil e Zyle Ujkanit në prill të vitit 1999 u kanë humbur dy djem, Mahiti dhe Shaipi. Vëllait të Halilit, Sadriut, po ashtu i kanë humbur dy djem, Fatoni dhe Shkëlzeni. Edhe vëllait të tretë, Zahitit, të vdekur prej dy vjetësh, i ka humbur djali, Nazimi.
Të pesë djemtë, pasi shohin se forcat serbe po i djegin fshatrat përreth, lëshojnë shtëpinë bashkë në të njëjtën ditë, duke e ditur se gjasat për të mbetur gjallë i kanë të vogla po mbetën në fshat kur të vijnë forcat serbe. Largohen me disa zyrtarë politikë të LDK-së nga Mitrovica të cilët Halili i mbante të strehuar në shtëpinë e vet.
Halili, Sadriu e Zyla, që detyrohen ta lëshojnë fshatin pak ditë më vonë, rrëfejnë përjetimet e tyre në kohën e luftës dhe odiseadën e përpjekjeve të pasluftës për t’u rënë në gjurmë të bijve që nuk i panë më kurrë.
Këto tregime janë pjesë e "Të jetosh me kujtime të të zhdukurve: Libër kujtese me histori të anëtarëve të familjes së të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë", implementuar nga programi forumZFD në Kosovë dhe Integra, në bashkëpunim me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur, me mbështetje e Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Rockefeller Brothers dhe Ambasadës Zvicerane në Kosovë)