Storiet Kushtuar çështjes së personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë

Rrëfimi #5

“Ta kisha një varr ku t’i vija lule”
(Intervistë me Millorad Trifunoviq)
Millorad Trifunoviq ishte kthyer në Kosovë pas disa vitesh të jetës jashtë. Kishte shkuar 43 vjeç dhe mendonte të martohej e të krijonte familje. Punonte në mihjen sipërfaqësore të Bellaqevcit. Madje kishte ndërtuar një kat të shtëpisë në të cilën do të jetonte kur të martohej.
Në qershor të vitit 1998, po bëhej gati të shkonte në bregdet me të dashurën, që kur të ktheheshin të bënin dasmën. Një mëngjes po shkonte me disa kolegë në punë sa për ta marrë pagën para se të nisej për pushime. Vëllai i tij Milloradi, anëtar i Komisionit për Personat e Pagjetur në Qeverinë e Kosovës, tregon se kjo do të ishte hera e fundit që e kanë parë të gjallë.
Miroslllav Trifunoviq ishte kthyer në Kosovë pas disa vitesh të jetës jashtë. Kishte shkuar 43 vjeç dhe mendonte të martohej e të krijonte familje. Punonte në mihjen sipërfaqësore të Bellaqevcit. Madje kishte ndërtuar një kat...
Këto tregime janë pjesë e "Të jetosh me kujtime të të zhdukurve: Libër kujtese me histori të anëtarëve të familjes së të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë", implementuar nga programi forumZFD në Kosovë dhe Integra, në bashkëpunim me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur, me mbështetje e Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Rockefeller Brothers dhe Ambasadës Zvicerane në Kosovë)