Rrëfimi #3

“Boni vaki diçka, mos më kaj!”
(Intervistë me Nezir Avdyli)
dhe
“Dy djem m’u zhdukën, njonit ia gjetëm trupin”
(Intervistë me Hamide Avdyli)
Prindërit e tetë fëmijëve, Nezir e Hamide Avdyli, kujtojnë kohën kur lufta i ndau nga dy bijtë që më nuk i panë. Tre djem të tyre, Fadili (24-vjeçar), Fatmiri (18-vjeçar) dhe Kujtimi (16-vjeçar), ishin ndarë nga familja për t’iu bashkuar kolonës së njerëzve që po deportoheshin. Kujtimi ia ka dalë të fshihet me disa kushërinj në një kasolle. Dy të tjerët kanë qenë në grupin që e kishin tërhequr nga kolona në një oborr shtëpie. Aty e kanë vrarë Fatmirin, kurse Fadili ia ka dalë të arratiset duke mbetur i plagosur në krah. Një fqinj që ka takuar rrugës ia ka lidhur plagën. Ai është i fundit që raporton ta ketë parë Fadilin të gjallë.
Sot, pas njëzet vjetësh, familja ende nuk di gjë për fatin e tij, me gjithë përpjekjet e bëra nga babai Neziri dhe vëllai Kujtimi për ta gjetur. Hamidja tregon se në ëndrra Fadili shpesh i përsërit: “Hajde oj nanë, hajde me mu, se nuk kom kohë! Hajde me mu edhe ti!”. Prindërit jetojnë me shpresën se do t’ia gjejnë të paktën eshtrat sa janë vetë ende në jetë.

Këto tregime janë pjesë e "Të jetosh me kujtime të të zhdukurve: Libër kujtese me histori të anëtarëve të familjes së të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë", implementuar nga programi forumZFD në Kosovë dhe Integra, në bashkëpunim me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur, me mbështetje e Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Rockefeller Brothers dhe Ambasadës Zvicerane në Kosovë)