- August 31, 2022
Me rastin e shënimit të 30 gushtit, Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Qendra Burimore për Personat e Zhdukur ka zhvilluar një sërë aktivitetesh:
1. Seancë informative/tryezë të rrumbullakët me temën “Zhvillimet e fundit në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur”.
2. Konferenca të përbashkëta për media në Beograd dhe Prishtinë, me përfaqësues të shoqatës, familjarë të personave të pagjetur nga Beogradi “Kosovski stradalnici”
3. Vendosja e luleve në memorialin kushtuar familjarëve të personave të zhdukur
4. Promovimi i librit “Fëmijëri të rrëmbyera: Rrëfime mbi përvojat e fëmijëve në luftë”
Aktivitetet janë realizuar në bashkëpunim me ICRC, forumZFD dhe nga aksioni “Fuqizimi i zërave gjithëpërfshirës të viktimave, transformimi i narrativave” zbatuar nga Integra, NSI, PAX dhe financuar nga BE.
