- September 29, 2022
Në Mitrovicë përfunduam me sukses dy ditët e punëtorisë “Resolve”.
20 të rinj nga të gjitha komunitetet, përgjatë dy ditëve, mësuan për kontrollimin e emocioneve, eliminimin e paragjykimeve dhe metoda efektive për menaxhimin e konfliktit.
Në kuadër të projektit Resolve ditëve në vazhdim punëtorinë do ta mbajmë edhe në qytetet si: Prizren, Fushë Kosovë, Obiliq, Viti.
“Ky projekt zbatohet nga ‘MPRC’ si pjesë e aksionit “Fuqizimi i zërave gjithëpërfshirës të viktimave, transformimi i narrativave” zbatuar nga Integra , NSI, PAX dhe financuar nga BE”.

