Takim me EULEX lidhur me progresin e programeve

“Të kontaktosh familjarët e personave të zhdukur është një element shumë i rëndësishëm në rritjen e të kuptuarit të aspekteve kyçe të kërkimit dhe identifikimit të personave të zhdukur. Në të njëjtën kohë, forcon besimin e tyre ndaj aktorëve të ndryshëm, përfshirë IML dhe EULEX, me synimin për të përmirësuar shanset për identifikime të reja”. Realizimi i aktiviteteve në formë të sesioneve informative për familjarët po vazhdon, me mbështetjen e Misionit të EULEX-it në Kosovë.