- October 21, 2024
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves vizitoi QBPZh-në, ku pati rastin të bisedojë me familjarët e personave të zhdukur nga përkatësi të ndryshme etnike.
Ai shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Ambasadës Britanike në Kosovë për të mbështetur procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, me fokus kryesor mbështetjen në realizimin e të drejtave të familjarëve të tyre.