- April 28, 2023
Tryeza e rrumbullakët “KOMSHI, A JE MIRË?”, një aktivitet i përbashkët i familjeve të pagjeturve në Kosovë, të cilën e organizon Integra nga Prishtina dhe Iniciativat qytetare nga Beogradi në kuadër të projektit “Fuqizimi i zërave gjithëpërfshirës të viktimave, transformimi i narrativave”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. Një tryezë e rrumbullakët në të njëjtën temë do të mbahet si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd.
Pas diskutimit, përfaqësuesit e QBPZH-së dhe Kosmetski stradalnici nga Beogradi, vendosën lule në memorialin kushtuar personave të zhdukur në Kosovë, me rastin e 27 Prillit, Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur.