- May 24, 2023
Mitrovica Jugore
Sesioni informues i ndërmjetësuar nga QBPZH në mes të familjarëve të personave të zhdukur dhe EULEX-it. Një nga të drejtat më të rëndësishme të familjarëve të personave të zhdukur është e drejta për të ditur. E drejta për informacion dhe mënyra e çasjes në të. Familjet duhet gjithashtu të dinë se cilat janë kompetencat e institucioneve që merren me procesin e zbardhjes së fatit të familjarëve të tyre të zhdukur.
Ky ishte i treta nga pesë sesionet informative si pjesë e projektit “Mbështetje për familjarët e personave të pagjetur në përmirësimin e komunikimit me faktorë kyç në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur”, të cilin QBPZH po e zbaton me mbështetjen e EULEX-it.