- May 12, 2026
Fillimi i aktiviteteve të mbështetjes psiko-sociale për familjet e personave të zhdukur përbën një hap të rëndësishëm drejt adresimit të pasojave afatgjata të humbjes dhe pasigurisë me të cilat ato përballen.
Qendra Burimore për Personat e Zhdukur mbetet e përkushtuar në ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme, në bashkëpunim me institucionet kompetente dhe duke u bazuar në nevojat e familjarëve. Përmes këtyre aktiviteteve synohet të sigurohet përkujdesje e vazhdueshme, solidaritet dhe forcim i qëndrueshmërisë së tyre.
Këto sesione organizohen nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZH), në kuadër të aktivitetit programor “Lehtësimi i së drejtës për të ditur dhe angazhimi i institucioneve përgjegjëse”, i mbështetur nga UNMIK.

