- December 22, 2024
QBPZh zhvilloi një punëtori dy- ditore me gratë familjare të personave të zhdukur.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të ofronte një hapësirë të sigurt dhe një platformë të hapur për familjet për të shprehur ndjenjat dhe mendimet e tyre, për të ndarë përvojat dhe për të njohur dhe kuptuar dhimbjen dhe vuajtjet e njëri-tjetrit. Kjo metodë doli të ishte shumë e suksesshme në nxitjen e besimit dhe konfidencës mes familjarëve me prejardhje të ndryshme etnike.
Një komponent arti u përfshi gjithashtu si një mjet për angazhimin social dhe shprehjen emocionale, duke ndihmuar familjet të përpunojnë sfidat që kanë duruar gjatë 25 viteve të fundit. Gjithsej 18 gra—nëna, motra dhe gra të personave të zhdukur me prejardhje të ndryshme etnike morën pjesë në punëtori. Reagimet e tyre ishin jashtëzakonisht pozitive.
Gjatë aktivitetit u krijuan 15 piktura, të cilat do të ekspozohen në fund të këtij muaji si eventi përmbyllës i projektit.
Të pranishmet shprehën kënaqësi të madhe për konceptin dhe kërkuan më shumë aktivitete të kësaj
natyre në të ardhmen.