Takim ndërgjeneracional për fuqizimin dhe mbështetjen e familjarëve të personave të zhdukur nga Kosova dhe Serbia

QBPZh organizoi takim dy-ditor ndërgjeneracional që u zhvillua më 10-12 maj 2025 në Hotel Magra Austria në Rugovë. Ngjarja mblodhi së bashku gra, familjare të personave të zhdukur nga Kosova dhe Serbia.

Kjo punëtori e strukturuar me kujdes krijoi një hapësirë të sigurt dhe gjithëpërfshirëse ku pjesëmarrësve iu dha mundësia të angazhoheshin në një dialog kuptimplotë, duke nxitur lidhjet midis brezave dhe komuniteteve.

Kjo ngjarje e rëndësishme ofroi gjithashtu mbështetje psiko-sociale, përmes seancave të lehtësuara nga znj. Fatmire Shala, një psikologe klinike me përvojë të lartë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Familjarët e personave të zhdukur u informuan gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në kërkimin e personave të zhdukur në Kosovë dhe Serbi.

Ngjarja paraqiti prezantime mbi përpjekjet, sfidat dhe hapat e ardhshëm në adresimin e çështjes së personave të zhdukur nga Zyra e të Drejtave të Njeriut dhe Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

Ky aktivitet u organizua nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZh) dhe u mbështet përmes projektit të UNMIK-ut ” Promovimi i një qasjeje të bazuar në të drejtat e njeriut ndaj drejtësisë tranzicionale “.