- August 30, 2025
Për shënimin e kësaj date tejet të rëndësishme u organizuan dy tryeza të rrumbullakëta në Prishtinë dhe Beograd, ku morën pjesë akterët kryesorë të çështjes së personave të zhdukur:
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë dhe Serbi, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë, si dhe përfaqësues nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Serbi.
Në këtë ditë morën pjesë edhe shumë familjarë të personave të zhdukur nga të gjitha nacionalitetet.
U theksua se: Për më shumë se dy dekada, mijëra familje jetojnë çdo ditë me dhimbjen dhe pasigurinë më të rëndë – mungesën e informacionit për më të dashurit e tyre. Dhimbja për të
zhdukurit nuk njeh kohë, nuk shuhet me vite, sepse çdo derë që nuk hapet dhe çdo zë që nuk dëgjohet, është një kujtesë e heshtur e asaj që kemi humbur.Thonë se koha shëron plagët, mirëpo
është e kundërta në çështjen e personave të zhdukur. Shumë familjarë po ndërronë jetë pa ditur fatin e më të dashurve të tyre, e çdo vit e më tepër kjo çështje po bie nën hije.
Mesazhi i familjarëve ishte i qartë:
1. Kujtesë kolektive që nuk duhet harrohet asnjë viktimë, duke respektuar dinjitetin e tyre.
2. Thirrje për drejtësi për zhdukjet me forcë dhe kërkesë për ndërhyrje më të fuqishme nga autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare.
3. Mbështetje e fortë për familjet, duke inkurajuar solidaritet dhe ndihmë psiko-sociale.
4. Zotim për vazhdimësi në kërkim dhe zbardhje të së vërtetës, për të mos e lënë asnjë rast të harrohet, duke ndërtuar paqe dhe pajtim.
Në anën tjetër, KQPZh në Kosovë informoi familjarët se vetëm këtë vit janë hulumtuar 18 lokacione brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe se puna do të vazhdojë më tej, duke përdorur edhe teknologjinë Lidar dhe GPR. Përfaqësuesit e të dy komisioneve u zotuan se gjatë muajit shtator do të fillohet puna në një lokacion në Serbi.
Konkluzione dhe rekomandime:
• Çështja e personave të zhdukur është ende e politizuar dhe kjo nuk i shërben kauzës.
• Familjarët kanë të drejtë të dinë fatin e më të dashurve të tyre, por edhe të drejtën për
• kompensim dhe reparacione.
• Bashkëpunimi mes dy komisioneve dhe grupeve punuese është thelbësor dhe duhet të
• rikthehet.
• Shoqatat lokale duhet të kenë më shumë mbështetje nga institucionet vendore.
• Faktori ndërkombëtar duhet të jetë më i angazhuar, në mënyrë që i tërë procesi të jetë në harmoni me nevojat dhe kërkesat e palëve të përfshira.