QBPZh vazhdon me organizimin e sesioneve psikosociale për familjarët e personave të zhdukur

Më 18 tetor 2025, Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZh) mbajti sesionin e parë psikosocial me familjarët e personave të zhdukur në Qendrën BARABAR në Prishtinë. I lehtësuar nga një psikolog klinik, sesioni u përqendrua në ndërtimin e besimit, qëndrueshmërisë emocionale dhe mbështetjes së ndërsjellë midis pjesëmarrësve.

Përmes diskutimit të hapur, aktiviteteve krijuese dhe reflektuese, 20 pjesëmarrës (13 shqiptarë dhe 7 serbë nga komuna të ndryshme) patën mundësinë të ndanin ndjenjat e tyre dhe strategjitë e tyre personale të përballimit, të cilat potencialisht çuan në forcimin e lidhjeve. Organizata jonë synon të ofrojë mbështetje të vazhdueshme psikosociale si një mënyrë për të zvogëluar ankthin dhe për të nxitur solidaritetin midis familjeve që ende kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë për të dashurit e tyre.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Ballafqimi me Trashëgiminë e Konfliktit” të zbatuar nga UNDP Kosovo, financuar nga Zyra e Jashtme, e Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes British Embassy Pristina