- January 19, 2026
Si pjesë e programit tonë të mbështetjes psikosociale, QBPZh organizoi dy sesione fuqizimi për 28 gra – familjare të personave të zhdukur nga grupe të ndryshme moshore dhe prejardhje etnike (21 shqiptare dhe 7 serbe).
Sesionet u fokusuan në lidhjen jetike ndërmjet shëndetit mendor dhe atij fizik, duke ofruar teknika praktike përballimi dhe menaxhimi të stresit, përfshirë ushtrime relaksimi. Pjesëmarrëset ndanë përvoja personale, identifikuan faktorë të qëndrueshmërisë dhe forcuan kohezionin e grupit përmes diskutimeve të hapura.
“Këto teknika janë pikërisht ajo që na nevojitet në jetën e përditshme”, u shpreh një nga pjesëmarrëset.
Për ta përmbyllur vitin me një notë krijuese, grupi shijoi një aktivitet të punimit të qeramikës, duke e shndërruar baltën në punime të bukura – simbol i qëndrueshmërisë dhe shpresës.
Së bashku ndërtojmë besim, forcë emocionale dhe lidhje komunitare që zgjasin përtej dallimeve. Këto aktivitete janë pjesë e projektit “Përballja me trashëgiminë e konfliktit”, i cili zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP Kosovo dhe financohet nga Zyra për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë British Embassy Pristina.