Shënimi i 27 Prillit – Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur

Më 27 prill, në shënim të Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur, familjarët e personave të zhdukur u mblodhën për të nderuar më të dashurit e tyre duke vendosur lule pranë memorialit kushtuar personave të zhdukur.

Kjo ditë shërben si kujtesë për dhimbjen dhe pasigurinë që familjet vazhdojnë të përjetojnë, si dhe për forcën e tyre në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë. Familjarët edhe një herë u bënë thirrje institucioneve kompetente që të përshpejtojnë përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, duke theksuar se koha nuk e zvogëlon nevojën për përgjigje.

Ne qëndrojmë në solidaritet me të gjitha familjet dhe riafirmojmë rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm, llogaridhënies dhe veprimit derisa secili rast të zgjidhet. Kërkimi i së vërtetës
mbetet një obligim moral dhe një themel për paqe dhe pajtim.
Kjo ngjarje është organizuar nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZH) përmes aktivitetit në kuadër të programit “Lehtësimi i së drejtës për të ditur dhe angazhimi i
institucioneve përgjegjëse”, i mbështetur nga UNMIK.