QBPZH vazhdon të mbrojë dhe të promovojë të drejtën për të vërtetën

Më 30 prill 2026, në Suharekë u mbajt një sesion informues për familjet e personave të zhdukur, duke mbledhur bashkë familjarë dhe përfaqësues të institucioneve

përkatëse. Gjatë sesionit u ofruan përditësime mbi përpjekjet në vazhdim, u sqaruan procedurat dhe u krijua hapësirë që familjarët të parashtrojnë shqetësimet e tyre dhe të

angazhohen drejtpërdrejt me institucionet.

Falënderojmë sinqerisht institucionet përkatëse për gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë, veçanërisht Komunën e Suharekës dhe kryetarin Bali Muharremaj për mikpritjen dhe përkushtimin e shprehur për mbështetje.

MPRC do të vazhdojë organizimin e aktiviteteve të tilla, për të siguruar që familjet të mbeten të informuara, aktive dhe të dëgjuara gjatë këtij procesi.

Ky aktivitet u organizua nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur(QBPZH) në kuadër të aktivitetit programatik “Lehtësimi i të drejtës për të ditur dhe angazhimi i institucioneve përgjegjëse”, i mbështetur nga UNMIK.