Projects

Mbështjetja e aktiviteteve të QBPZH

Kohëzgjatja e projektit:
Shtator 2018 – Tetor 2018
Mbështetur nga:
Zyra e presidentit
Objektivi i Projektit:
Gjatë periudhës dy-mujore, projekti ka mbuluar shpenzimet operative të Qendrës Burimore e Personave të Zhdukur, duke mbajtur aktivitietin e qendrës në periudhën transitore dy muajshe, për të cilën nuk ka qenë e mbuluar financiarisht.
Gjatë periudhës së mbulueshmërisë nga ky projekt, janë financuar edhe dy takime të përbashkëta të familjarëve të personave të zhdukur nga të gjitha përkatësitë etnike. Gjatë implementimit të këtij projekti, koordinatorët e qendrës burimore kanë vizituar edhe familjarët nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, duke marrë informata mbi gjendjen e tyre dhe duke u ofruar mbështetje.
Qëllimi i përgjithshëm është që së bashku të organizojnë aktivitete të cilat mund të çojnë në gjetjen e 1654 personave / fatit të zhdukur në lidhje me konfliktin në vitin 1999 dhe t'u mundësojnë familjeve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të ditur.

Galeria e projektit

Themeluar dhe mbështetur nga: