Në shënim të 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

Familjarët e personave të pagjetur nga të gjitha përkatësitë etnike, përmes Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur i bëjnë thirrje Qeverisë që:
1. Të fuqizohet me ngritje të kapaciteteve Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur
2. Të mbështetet edhe më tepër Grupi Punues për Persona të Zhdukur i kryesuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombetar, delegacionit te Prishtines
3. Të rritet numri i Prokurorëve për krime lufte
4. Pasi që jemi në kohë pandemie të COVID-19, i kërkojmë Qeverisë të ndajë mjete financiare për shoqatat e personave të zhdukur, në mënyrë që të vazhdojnë me aktivitete
5. Të finalizohet Ligji për Persona të Zhdukur.
Ndërsa bëjmë thirrje që të hapen arkivat dhe te gjitha dokumentetet e imazhet satelitore t’u dorëzohen organve kompetente.