- November 20, 2020
Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, me përkrahjen e British Embassy Pristina dhe UNDP Kosovo, u del në ndihmë familjarëve të personave të zhdukur të cilët janë në nevojë për shkak të situatës kritike të krijuar për shkak të pandemisë COVID-19. Për fat të keq, ende kemi familje të cilat përballen me gjendje të vështirë ekonomike, e sidomos gjatë periudhës së muajve të fundit, ndaj gjatë këtij aksioni familjeve u janë shpërndarë pako ushqimore dhe higjienike, për të lehtësuar tejkalimin e situatës aktuale. Fotot janë realizuar gjatë aksionit në komunën e Skënderajt. Falenderojmë shoqatën “Pengu i lirisë” për bashkëpunimin dhe ofrimin e zyrës së tyre si pikë shpërndarëse e pakove për familjarët. Aksioni do të vazhdojë nëpër të gjitha komunat e Kosovës, duke përfshirë familjarët e personave të zhdukur të të gjitha përkatësive etnike.





