Në kërkim të së vërtetës – një javë aktivizëm

Rrëfimi #2

Ollga Stojanovic, Shtërpcë

Marko Stojanoviq ishte drejtor i një shkolle fillore në Ferizaj në kohën e bombardimeve të NATO-s. I bindur se lufta shpejt do të kryhej dhe se kolektivi do t’i kthehej mësimdhënies së ndërprerë, mendon se nuk ka nevojë t’ua shpërndajë punonjësve dokumentet e punës. Me përfundimin e bombardimeve dhe të luftës, në atë shkollë vendosen shqiptarët, kurse shumë serbë të qytetit zhvendosen nëpër fshatrat e Shtërpcës. Aty organizojnë mësimdhënien për bashkësinë e rritur sërbe të zonës. I shoqëruar nga pjesëtarët e KFOR-it polak, Markoja një ditë shtatori të vitit 1999 shkon në shkollën e vet të mëparshme në Ferizaj, në mënyrë që nga kolegët shqiptarë ta kërkojë dokumentacionin e mbetur të mësimdhënies në gjuhën serbe.

E shoqja, Ollga, është plot me dyshime lidhur me zhdukjen e tij. Nuk u zë besë fare përpjekjeve të KFOR-it për ta ndihmuar, madje beson se koloneli amerikan është disi i përfshirë në kidnapimin e Markos.

Aktore: Aurita Agushi
Kompozitor: Memli Kelmendi
Intervistues: Korab Krasniqi
Fotografitë: Atdhe Mulla
Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi
Linku për audio- rrëfimin http://kosovomemory.org/podcast/episodi-02-jeta-mu-be-ferr-i-vertete-20-55-min/?lang=sq