“Qe nizet vjet as n’tokë as n’qiell”
Halil, Sadri dhe Zyle Ujkani, Mitrovicë
Halil e Zyle Ujkanit në prill të vitit 1999 u kanë humbur dy djem, Mahiti dhe Shaipi. Vëllait të Halilit, Sadriut, po ashtu i kanë humbur dy djem, Fatoni dhe Shkëlzeni. Edhe vëllait të tretë, Zahitit, të vdekur prej dy vjetësh, i ka humbur djali, Nazimi.
Të pesë djemtë, pasi shohin se forcat serbe po i djegin fshatrat përreth, lëshojnë shtëpinë bashkë të njëjtën ditë, duke e ditur se gjasat për të mbetur gjallë i kanë të vogla po mbetën në fshat kur të vijnë forcat serbe. Largohen me disa zyrtarë politikë të LDK-së nga Mitrovica të cilët Halili i mbante të strehuar në shtëpinë e vet.
Halili, Sadriu e Zyla, që detyrohen ta lëshojnë fshatin pak ditë më vonë, rrëfejnë përjetimet e tyre në kohën e luftës dhe odiseadën e përpjekjeve të pasluftës për t’u rënë në gjurmë të bijve që nuk i panë më kurrë.
Aktorë: Adrian Morina, Shkelzen Veseli dhe Rebeka Qena (sipas radhës së paraqitjes)
Kompozitor: Memli Kelmendi
Intervistues: Korab Krasniqi
Fotografitë: Atdhe Mulla
Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi
Linku për audio-rrëfimin http://kosovomemory.org/podcast/episodi-06-qe-nizet-vjet-as-ntoke-as-nqiell-24-46-min/?lang=sq



