Përfundimi i punëtorisë së tretë nga pesë në total “Personat e zhdukur nuk janë vetëm një numër”në Shtërpcë

Çështja e pazgjidhur e personave të zhdukur, dhimbja dhe vuajtja e familjeve të tyre, shkelja e të drejtave të tyre, paraqet kërcënim serioz për procesin e ndërtimit të besimit dhe pajtimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë. Prandaj është shumë e rëndësishme që të ndërgjegjësohet shoqëria për këtë çështje komplekse, veçanërisht tek të rinjtë, në duart e të cilëve është mjeti me të cilin krijohet e ardhmja.

Falënderojmë Jasmina Jovanoviq, e cila është në kërkim të babait të saj për gati 24 vjet, për ndarjen e historisë së saj dhe për të dhënë shembull për të rinjtë që të ecin përpara dhe të mos lejojnë që e kaluara të ndikojë në marrëdhëniet ndërpersonale.

Shumë falenderim edhe për Yllber Morinën, i cili u shpjegoi të pranishmëve misionin dhe mandatin e ICMP-së dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.

Kjo ishte e treta nga pesë punëtoritë që QBPZH do të organizojë si pjesë e projektit “Personat e zhdukur nuk janë vetëm një numër”.

Projekti mbështetet nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur me mbështetjen financiare të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar – SIDA.