- August 30, 2018
Me këtë rast, Z. O’Connell tha:
“Plagët e së kaluarës shërohen ngadalë. Por, për familjet e personave të pagjetur, plagët nuk shërohen kurrë vërtetë. Si njerëz, ne duhet t’u ndihmojmë që t’ua lehtësojmë dhimbjen. Si shoqëri, nëse duam paqe, duhet të angazhohemi që t’i zgjidhim pasojat e së kaluarës. Por, unë i përulem durimit të familjarëve, e sidomos të miqve të mi Bajram Qerkinaj dhe Milorad Trifunoviq, bashkëkryesuesve të Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, të cilët, edhe pse kanë humbur kaq shumë, janë shembuj kryesorë të asaj që do të thotë solidaritetit dhe miqësisë midis njerëzve. Jam krenar që Qeveria Britanike po i mbështet përpjekjet e tyre dhe të të tjerëve për t’i mbështetur familjarët dhe për ta zbardhur fatin e 1648 personave që ende mungojnë nga konflikti”.



