Aksioni në mbështetjen e familjarëve gjatë pandemisë

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, me përkrahjen e Ambasadës së Britanisë në Kosovë dhe UNDP Kosovo, u del në ndihmë familjarëve të personave të zhdukur të cilët janë në nevojë për shkak të situatës kritike të krijuar për shkak të pandemisë COVID-19.Për fat të keq, ende kemi familje të cilat përballen me gjendje të vështirë ekonomike, e sidomos gjatë periudhës së muajve të fundit, ndaj gjatë këtij aksioni familjeve u janë shpërndarë pako ushqimore dhe higjienike, për të lehtësuar tejkalimin e situatës aktuale.Fotot janë realizuar gjatë aksionit në komunën e Fushë Kosovës. Falenderojmë z. Abaz Xhigoli drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Fushë Kosovë për bashkëpunimin dhe ofrimin e zyrës së tyre si pikë shpërndarëse e pakove për familjarët.Falenderojmë edhe zyrën e UNMIK për të drejtat e njeriut në ndihmën për transportin e pakove për familjarët.Aksioni do të vazhdojë nëpër të gjitha komunat e Kosovës, duke përfshirë familjarët e personave të zhdukur të të gjitha përkatësive etnike.