- June 25, 2026
Qendra Burimore për Persona të Zhdukur (QBPZH), në bashkëpunim me EULEX-in, Prokurorinë Speciale të Kosovës, Policinë e Kosovës dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, organizoi me sukses një tjetër cikël të sesioneve informuese për familjarët e personave të zhdukur në Fushë Kosovë, Suharekë, Klinë dhe Deçan.
Në këto sesione morën pjesë 80 familjarë nga komuniteti shqiptar dhe komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, duke krijuar një mundësi për dialog të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit institucionalë.
Pjesëmarrësit u informuan dhe morën sqarime lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me rastet e personave të zhdukur, përfshirë qasjen në informata, hetimet në vazhdim, identifikimin përmes ADN- së, rastet e keqidentifikimit, si dhe rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve përkatëse.
Përmes forcimit të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet familjeve dhe institucioneve, këto sesione kontribuan në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e qasjes në informata për familjet që ende vazhdojnë të kërkojnë përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre të zhdukur.