Konkluzione nga “Si jeni, komshi?” projekti i tryezës së rrumbullakët

Ne nënat, baballarët, vëllezërit, motrat, djemtë dhe vajzat dhe të gjithë familjarët e atyre që na u rrëmbyen me dhunë dhe që janë zhdukur që nga viti 1998, jemi në tryezën e rrumbullakët “Komshi, a je mirë”, e mbajtur më 28 prill në Prishtinë dhe 15 maj 2023 në Beograd, ranë dakord dhe nënshkruan konkluzione të përbashkëta që do t’ua përcjellim zyrtarëve dhe institucioneve, vendore dhe ndërkombëtare në Beograd dhe Prishtinë, duke kërkuar që të përshpejtohet procesi i gjetjes së të gjithë të zhdukurve.

1. Kërkojmë nga institucionet kompetente që të përdorin të gjitha mjetet dhe fuqinë politike që kanë, për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në Kosovë;

2. Kërkojmë që liderët në Prishtinë dhe Beograd t’i vënë në dispozicion informacionet që kanë në lidhje me vendndodhjet e mundshme të varrezave masive, dosjet dhe të gjitha informatat tjera relevante në lidhje me rastet e të zhdukurve;

3. I rikujtojmë opinionit dhe institucioneve kompetente që të mos harrojnë se edhe pse për disa prej tyre kjo është çështje politike dhe juridike, për ne familjarët është ekskluzivisht humanitare, sepse bëhet fjalë për fatin e familjarëve tanë, fatin e të gjithë atyre që na thërrasin për më shumë se njëzet e katër vjet dhe që do të na thërrasin derisa të zbardhet fati i të zhdukurit të fundit në Kosovë;

4. Pavarësisht dhimbjes që kalojmë prej më shumë se njëzet e katër vitesh, ne, familjarët e personave të zhdukur, si kategoria më e ndjeshme e kësaj shoqërie, vlerësojmë dhimbjen reciproke dhe e vetmja gjë që duam ta pyesim njëri-tjetrit është ” Komshi, a je mirë?”