Më 01.04.2021, QBPZH vizitoi komunën e Novo Bërdës dhe u takua me kryetarin e komunës, z. Svetislav Ivanović

Në takim u diskutua niveli i bashkëpunimit midis autoriteteve komunale dhe familjarëve të personave të zhdukur dhe përmirësimi i tij nëse është e nevojshme. Kryetari i Komunës tha se nuk ka shumë familje të personave të zhdukur që jetojnë në territorin e komunës së Novobërdës por bashkëpunimi ekziston me ata që jetojnë atje. Sigurisht, autoritetet komunale do të sigurohen që bashkëpunimi të rritet në një nivel edhe më të lartë në të ardhmen.