Me pikëllim dhe dhimbje të thellë ndajmë lajmin fatkeq se kolegu dhe i miku ynë i dashur, z. Milorad Trifunović, mbylli në heshtje derën e jetës dhe u largua nga ne

Ai ishte një koleg i shkëlqyeshëm dhe një mik i mrekullueshëm, gjithmonë i gatshëm për të ofruar këshilla dhe një shembull i integritetit dhe energjisë së lartë. Me vdekjen e tij, të gjithë njerëzit që e njohën kanë humbur një person shumë inteligjent, të gjallë, me një miqësi të rrallë dhe veçanti të personalitetit. Miloradi ishte person vërtet i ngrohtë dhe i mrekullueshëm – ai do të na mungojë shumë. Do të mbetet gjithmonë në zemrat tona dhe do të çmojmë kujtimet e mrekullueshme të kohës që ishim të privilegjuar të ndanim bashkë. U prehtë në paqe.