Takim i QBPZH me Kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, udhëheqësin e Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Murat Musliu, zyrtaren e Njësisë për Barazi Gjinore, Hyka Imeri, zyrtaren e Njësisë për viktimat e luftës, Xhevahire Hamiti dhe familjarët e personave të zhdukur

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me punën, aktivitetet dhe synimet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, duke shqyrtuar edhe mundësitë e bashkëpunimit me komunën, në kuadër të projektit të mbështetur nga ICMP.