- August 25, 2020
Ky aktivitet u organizua për të shënuar 30 Gushtin, Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur. Familjarët e personave të zhdukur nga të gjitha prejardhjet etnike vendosën lule para monumentit të dedikuar për personat e zhdukur. Pas konferencës së shkurtër për medie e cila u mbajt dhe të dy përfaqësuesit e shoqatave paten mundësinë të adresohen para publikut dhe të bëjnë thirrje para institucioneve përgjegjëse, që të intensifikojnë punën e tyre lidhur me çështjen e personave të zhdukur. Pas konferencës, familjarët e personave të zhdukur u pritën nga përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës të cilët janë përgjegjës për fatin e personave të zhdukur.







