- August 25, 2026
Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZH) ka përmbyllur me sukses dysesionet e fundit informuese në kuadër të projektit “Mbështetja e të Drejtës për të Ditur dhe Angazhimi i Institucioneve Përgjegjëse”, të mbajtura në Klinë dhe Graçanicë.
Sesioni solli së bashku familjarë të personave të zhdukur dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse, duke krijuar mundësi për të diskutuar mbi të drejtën për informim, zhvillimet e fundit në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur,
të drejtat e familjeve të viktimave, si dhe punën e Institutit të Mjekësisë Ligjore, përfshirë punën në terren dhe procedurat e identifikimit.
Këto sesione përmbyllëse ritheksuan edhe një herë rëndësinë e komunikimit të hapur, qasjes në informacione të besueshme dhe angazhimit kuptimplotë ndërmjet familjeve dhe institucioneve përgjegjëse.
QBPZH shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë familjarët, institucionet dhe partnerët pjesëmarrës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre të çmuar gjatë gjithë zbatimit të projektit.
Së bashku, vazhdojmë të mbështesim familjet në të drejtën e tyre për të ditur.