Punëtori me temën “Ndikimi i COVID-19 në mundësitë e arsimimit”

Familjarët e rinj të personave të zhdukur dhe aktivistët e të drejtave të njeriut me përkatësi të ndryshme etnike diskutuan mbi ndikimin pozitiv dhe negativ të pandemisë në arsimim. Konkluzioni i përgjithshëm ishte se pandemia ka krijuar një kthim prapa në sistemin arsimor, por në të njëjtën kohë ka krijuar një qasje të re dhe teknika dhe mjete të reja mësimore.

Gjatë kohës së lirë, pjesëmarrësit u shoqëruan përmes aktiviteteve të ndryshme në natyrë.

Ky aktivitet është mbështetur nga UNMIK (United Nations Mission in Kosovo)