- September 25, 2022
23-25 Shtator, Novi Pazar
Punëtori multietnike me familjarët e personave të zhdukur me qëllim përfshirjen e të rinjve në procesin e pajtimit dhe ballafaqimit me të kaluarën, përmes bashkëpunimit të përbashkët në projektet e ardhshme.
Punëtoria u organizua bashkërisht nga QBPZH dhe shoqata e Beogradit “Kosovski stradalnici”.
Zyra e UNDP-së dhe Ambasada Britanike në Serbi e mundësuan këtë ngjarje duke ofruar mbështetje financiare dhe logjistike.
Falënderojmë edhe përfaqësuesit e zyrës në Beograd të Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut. Ata ndanë përvojat dhe këshillat e tyre të cialt do të jenë të dobishme në punën tonë të ardhshme.
Një falenderim i veçantë shkon për moderatoren Ana Rudan, e cila siguroi që i gjithë eventi të zhvillohej në një atmosferë profesionale që rezultoi me rezultate të rëndësishme.
