- May 29, 2024

Qendra Burimore për Persona te Zhdukur organizoi një punëtori psikosociale për familjarët e personave të zhdukur nga komuna e Shtërpcës.
Familjarët e personave të zhdukur nga grupmosha të ndryshme morën pjesë dhe diskutuan tema të ndryshme. Të rinjtë e familjeve ishin të interesuar të dëgjonin përvojat e brezit të vjetër, gjatë rrugës së tyre në procesin e kërkimit të njerëzve të tyre të dashur. Pengesat, sfidat dhe mësimet e nxjerra gjatë 25 viteve të fundit iu prezantuan të rinjve.