- March 20, 2023
Dëshirojmë të falënderojmë të rinjtë e jashtëzakonshëm, frymëzues dhe kreativë nga komunitetet e ndryshme në Kosovë, për kohën dhe përkushtimin e tyre për të krijuar një të ardhme më të mirë për mbarë shoqërinë kosovare.
TQëllimi i këtij projekti nuk ishte të harrohet e kaluara, por të gjejë rrugën për të kapërcyer stereotipet, dhe paragjykimet përmes pranimit të dallimeve dhe narrativave të njëri-tjetrit.
Përmes debateve produktive dhe aktiviteteve sociale dhe të kohës së lirë, pjesëmarrësit kanë dhënë shembull se si uniteti dhe përpjekja drejt qëllimeve të njëjta, sjell rezultate të rëndësishme.