- March 25, 2026
Qendra Burimore për Personat e Zhdukur organizoi një punëtori tre-ditore, 23-25 mars, me familjarë dhe përfaqësues të shoqatave të personave të zhdukur nga komuniteti shqiptar dhe serb.
Gjatë punëtorisë u diskutuan sfidat dhe nevojat kryesore të familjarëve, përfshirë mbështetje financiare dhe institucionale, seanca psiko-sociale, digjitalizimin e të dhënave dhe takime të rregullta për dialog dhe bashkëpunim. Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkimit të shoqatave dhe forcimin e kapaciteteve për të adresuar atë që institucionet nuk kanë arritur.
Punëtoria u fokusua në zhvillimin e Planit të Punës për Qendrën Burimore për Personat e Zhdukur për vitin 2026, duke shërbyer njëkohësisht si platformë për shkëmbim përvojash dhe forcim të zërit të familjarëve të personave të zhdukur.