QBPZh organizon sesion informues për familjarët e personave të zhdukur

Më 04.11.2025, Qendra Burimore për Personat e Zhdukur organizoi një sesion informues për familjarët e personave të zhdukur, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve, ekspertë dhe familjarë për të diskutuar zhvillimet e fundit në lidhje me çështjen e personave të zhdukur.

Gjatë sesionit, përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Ministrisë së Drejtësisë diskutuan punën në terren, vendndodhjet dhe identifikimet e reja të mundshme, të drejtat e familjeve të viktimave dhe zbatimin e Strategjisë së Drejtësisë Tranzicionale.

Mesazhet kryesore nga sesioni përfshinin:

-Angazhim i vazhdueshëm i institucioneve për të sqaruar fatin e të gjithë personave të zhdukur,

parësisht nga përkatësia etnike, dhe për të vazhduar punën në terren pavarësisht sfidave dhe bashkëpunimit të kufizuar nga pala serbe.

-Gërmime të vazhdueshme në më shumë se 26 vende në vitin 2025, me vende të reja të mundshme të identifikuara përmes teknologjive moderne si LiDAR dhe Radari me Depërtim Tokësor (GPR).

-Sfida të vazhdueshme në procesin e identifikimit, duke përfshirë identifikime të gabuara nga vitet e kaluara dhe vështirësi në marrjen e mostrave të ADN-së.

-Rëndësia e një bashkëpunimi më të fortë rajonal dhe institucional, duke përfshirë edhe nëpërmjet KNKK-së dhe vendeve fqinje.

-Progresi në projektligjin për Personat e Zhdukur dhe nevoja për ta përafruar atë me legjislacionin përkatës për të siguruar realizimin e plotë të të drejtave të familjeve të viktimave.

-Përforcimi i katër shtyllave të Strategjisë së Drejtësisë Tranzicionale – e drejta për të ditur, e drejta për drejtësi, e drejta për dëmshpërblim dhe garancitë e mospërsëritjes.

-Theksi në mbështetjen ligjore, sociale dhe psikologjike për familjet dhe koordinimi i përmirësuar midis institucioneve dhe OJQ-ve.

-Promovimi i edukimit për paqe dhe parandalimi i urrejtjes përmes materialeve të reja edukative të zhvilluara nga Ministria e Arsimit.

-Njohja e nevojës urgjente për shërbime të aksesueshme të mbështetjes psikologjike në të gjitha komunat.

Sesioni riafirmoi angazhimin kolektiv për të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin për familjet e të zhdukurve.

Aktiviteti u realizua së bashku me Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, me mbështetje financiare nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.