Qendra Burimore për Personat e Zhdukur mbetet e përkushtuar në mbështetjen e të drejtës për të vërtetën dhe qasjes në informata për familjet e personave të zhdukur

Më 19 maj 2026, në Hoçë të Madhe, u mbajt një sesion informues, ku morën pjesë familjarë të personave të zhdukur së bashku me përfaqësues të institucioneve relevante. Ky takim shërbeu si mundësi për të ndarë zhvillimet më të fundit, për të sqaruar procedurat në vazhdim dhe për të nxitur dialog të hapur ndërmjet familjarëve dhe përfaqësuesve institucionalë.

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjitha institucionet pjesëmarrëse për angazhimin dhe gatishmërinë e tyre për t’iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura, si dhe për komunitetin lokal për bashkëpunimin në organizimin e këtij takimi.

Ky aktivitet organizohet nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, në kuadër të aktivitetit programor “Lehtësimi i së drejtës për të ditur dhe angazhimi i institucioneve përgjegjëse”, i mbështetur nga UNMIK.