Qendra Burimore për Personat e Zhdukur organizoi një sesion informativ në Obiliq duke diskutuar diskriminimin me të cilin përballen familjarët e personave të zhdukur në shoqëri.

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur organizoi një sesion informues që ishte i hapur për familjet e personave të zhdukur, shoqërinë civile, mediat dhe të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë.

Në këtë seancë u diskutua për diskriminimin që u bëhet familjarëve të personave të zhdukur me ligjin aktual për personat e zhdukur, fakti që këta familjarë nuk mbështeten nga institucionet përkatëse dhe vështirësitë me të cilat ata përballen çdo ditë për shkak  të mungesës së mbështetjes morale dhe financiare.

Kërkesa e familjarëve ishte që institucionet shtetërore të punojnë më shumë për zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre të zhdukur dhe që ata të mbështeten më shumë financiarisht dhe moralisht pasi ndihen të lënë pas dore dhe të harruar nga qeveria.